Zgjidhni midis dy kartave vjetore të anëtarësimit “PREMIUM” & “BLACK” dhe përfitoni benefite shtesë në shërbimet e terminalit si edhe trajtim preferencial në disa prej kompanive më perstigjoze!
BLACK
MEMBERSHIP
Si e përfitoni Kartën BLACK ME PËRZGJEDHJE
PËRFITIMET:
Anëtari ka të gjitha kalimet të përfshira, për periudhën 1 vjeçare
1 Shoqërues Falas - vetëm kur udhëton me anëtarin
Kur anëtari udhëton me më shumë se një shoqërues: - Shoqëruesit e tjerë në të njëjtin kalim paguajnë tarifën preferenciale 140 EUR për çdo kalim RT.
Familjarët e anëtarit, e përfitojnë tarifën preferenciale 120 EUR për çdo kalim RT - edhe kur udhëtojne pa anëtarin
Mbajtësi i kartës BLACK, do të ketë avantazhe dhe përfitime nga 20 kompani të markave premium në produkte apo shërbime të një niveli të lartë.
Përfitim i SIGURACIONIT NË UDHËTIM – “ALBSIG” Anëtari do të përfitojë siguracionin në udhëtim, pranë zyrave të Agjensisë së Sigurimit “ALBSIG”, duke paraqitur kartën BLACK të “TIA Private Terminal & Exclusive Club”
PREMIUM
MEMBERSHIP
Si e përfitoni Kartën PREMIUM ME APLIKIM
PËRFITIMET:
Anëtari ka të përfshirë të gjitha kalimet e pakufizuara, për periudhën prej 1 viti.
Nuk ka shoqërues falas.
Shoqëruesi kur udhëtonë me anëtarin, paguan tarifën preferenciale prej 140 EUR për çdo kalim vajtje-ardhje.
Anëtarët e familjes përfitojnë nga tarifa preferenciale prej 140 EUR për kalim vajtje-ardhje edhe kur udhëtojnë pa anëtarin.
Anëtari PREMIUM do të ketë përparësi dhe përfitime nga kompanitë e markave premium në produkte ose shërbime të nivelit të lartë.
Anëtari do të përfitojë nga sigurimi i udhëtimit, i siguruar nga Agjencia e Sigurimeve "ALBSIG"
LIST OF COMPANIES WITH RESPECTIVE BENEFITS OFFERED TO "GOLD" & "BLACK" CARDHOLDERS:
KOMPANIA E SIGURIMEVE “ALBSIG” FALAS Siguracioni i Shendetit
GJIKONDI JEWELRY & WATCHES 10% zbritje në çdo blerje
GRAND OPTIKA20% zbritje në çdo blerje
OPTIKA 1 10% zbritje në çdo blerje
MAISON DE PARFUM 10% zbritje në çdo blerje
LE PARFUM NICHE10% zbritje në çdo blerje
BAMBOO SPA & HAMMAM 10 % zbritje në cdo trajtim trupi ose fytyre
COIN5% zbritje në disa brande
Movenpick Hotel10% zbritje per rezervime ne akomodime
DODO Kids Store5% zbritje për çdo blerje
PAUL&SHARK15% zbritje në çdo veshje
VILLEROY&BOCH10% zbritje në çdo blerje
DELTA & DELTA HOME10% zbritje në çdo blerje
MARITIM PLAZA TIRANA20% zbritje në trajtimet tel “Obilvion” SPA & 10% zbritje në blerjen e produkteve
MARITIM RESORT MARINA BAY10% zbritje në shërbimin e akomodimit
PADAM BOUTIQUE HOTEL10% zbritje në shërbimin e akomodimit
BOUTIQUE “SISOL”5% zbritje në çdo blerje
Top Seven10% zbritje për makinat me qera.
Adriatic Hotel10 % zbritje ne akomodim ne hotel, 10% zbritje ne gjitha sherbimet ne “Queen Teuta” SPA dhe 10% zbritje ne Restorant
“ALBSIG” është një shoqëri sigurimesh e konsoliduar, me përvojë 19 vjeçare dhe pjesë e Grupit Kastrati. Albsig ka një portofol prej më shumë se 35 paketa sigurimesh, të cilat mundësojnë plotësimin e çdo nevoje: nga policat vullnetare të sigurimit motorik, sigurimet nga aksidentet dhe zjarri, deri tek sigurimet e përgjegjësisë për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.
“Gjikondi Jewelry & Watches” është një zinxhir elitar dyqanesh për bizhuteri dhe ora. Me një eksperiencë 38 vjeçare në këtë industri dhe me markat ekskluzive që bashkëpunon, mbetet zgjedhja e duhur për të investuar në bizhuteri me vlerë apo për dhuratën më të veçantë.
“Maison de Parfum” ka sjellë në Shqipëri një koncept të ri në industrinë e parfumerisë, që nga viti 2009, ku mund të zbuloni historinë magjepsëse të parfumeve luksoze dhe ku mund të zhyteni në botën misterioze të aromave dhe krijimeve të tyre.Si përfaqësues ekskluziv i markave më luksoze të kozmetikës dhe parfumeve Niche, per Shqiperine & Kosovenm si: (Maison Francis Kurkdjian, Kilian, Diptyque, Byredo, Thameen, Le labo, Frederic Malle, Roja Dove, Marc Antoine Barrois, Les Eaux Primordiales, Parfums De Marly , Initio, Xerjoff, Amouage, Creed, Nishane, Clive Christian, Danhera, Sisley Paris, 111 Skin.) Ne "Maison" do te gjeni parfumet artizanale me një vizion bashkëkohor të artit të veshjes së parfumit.
"LE PARFUM NICHE" Ky dyqan vjen në tregun shqiptar me një ekspertizë dhe njohuri në industrinë e parfumeve, duke sjellë disa nga markat më ekskluzive të parfumeve. Parfumet "Niche" mund të prodhohen vetëm nga parfumierët artizanë. Çdo parfum është formuluar sipas parimeve strikte të industrisë duke përdorur vetëm përbërës të cilësisë më të lartë. Le Parfum Niche ofron më shumë se kaq; për dashamirët e markave të njohura të Kujdesit të Lëkurës, Make Up, Suncare dhe Home Candles & Diffusers, ne jemi kujdesur të sjellim Marka Ekskluzive dhe të pazëvendësueshme!
“MARITIM PLAZA” është një hotel me 5 yje, i vendosur në qendër të Tiranës, pjesë e markës ndërkombëtare Maritim. Te ftuarit mund të shijojnë një pamje spektakolare të qytetit të Tiranës si dhe shërbimet e një niveli të lartë në industrinë hoteliere. Mund te permendim shërbimin e akomodimit në dhoma të mobiluara me shije, salla konferencash të përshtatshme për çdo aktivitet, kulinari diverse. Qendra SPA “Oblivion” ju mundëson një eskperiencë të vërtetë relaksi për të pasuruar kohën e lirë. Ky hotel luksoz është ideal për ata që kërkojnë të eksplorojnë kryeqytetin e Shqipërisë, në mënyrën më të mirë.
“Maritim Resort Marina Bay”, pjesë e zinxhirit ndërkombëtar të hoteleve me 5 yje. Ky resort është ndërtuar mbi një gji të shkëputur, si një oaz luksoz qetësie me një pamje spektakolare të detit Jon dhe detit Adriatik, me një sipërfaqe prej 25,000 m2. 70 dhoma dyshe dhe 24 suita luksoze janë të dizajnuara në mënyrë elegante për të ofruar të gjitha komoditetet që ju nevojiten për një qëndrim të paharrueshëm. Në restorantin MANDARINE ju mund të shijoni shijet gastronomike të restorantit A La Carte duke admiruar detin Jon dhe Adriatik blu të thellë. Në Lime Lounge do të gjeni një nga koleksionet më të mëdha të pijeve alkoolike dhe koktejeve të bukura, si dhe ushqime aziatike dhe mesdhetare. Lokali ka pamje te mrekullueshme panoramike nga kati i trete. Hoteli gjithashtu mundëson organizimin e konferencave, si një shërbim perfekt për mbledhjet me stafin, takime biznesi etj.
Marina Casino është kazinoja e parë dhe e vetme që operon në jug të Shqipërisë, ku ofrohet një gamë e gjerë aktivitetesh për të mundësuar një argëtim të plotë gjatë kohës së lirë.
“Padam Boutique Hotel & Restorant”, i vendosur në vilën e bukur klasike në zemër të Tiranës dhe mbetet një pikë referimi dhe unike për kryeqytetin shqiptar. Restorant Padam ofron një përvojë unike kulinare. Shefi ynë i kuzhinës, Fundim Gjepali, i zgjedhur si një nga 10 kuzhinierët më të mirë të huaj në Itali, ka krijuar nje menu unike nen vulë,n e tij për t'u ofruar klienteve tanë nje përvojë unike gastronomike. Lounge Bar, i rrethuar nga një kopsht tropikal është një vend i përsosur për të kaluar një natë jashtë, me kokteje të bukura dhe muzikë të mrekullueshme. Padam është gjithashtu vendi ideal për festime private, takime dhe ngjarje korporative.
“Paul&Shark” është një markë italiane që ofron një gamë të gjerë veshjesh sportive luksoze, të vlerësuara nga dashamirësit e stilit italian për materiale me cilësi të lartë, shumë prej të cilave janë të patentuara nga Paul&Shark. Formula fituese e markës është kombinimi i: cilësisë, teknologjisë dhe kreativitetit, i transmetuar në tre breza.
“Bamboo Spa & Hamam” është tempulli i mirëqenies që sjell një përvojë unike SPA duke kombinuar ritet tradicionale të hamamit me trajtimet më inovative për trupin dhe fytyrën. Projektuar për të sjellë të gjithë elementët e natyrës si guri, druri, bambu dhe myshk përmes një koncepti minimalist Zen me pajisje moderne për të krijuar një përvojë unike spa. I pozicionuar në adresën më ekskluzive të qytetit, në Rogner Hotel Tirana, e bën atë më të aksesueshëm dhe në të njëjtën kohë me diskret. Përjetimi i terapisë që vjen nga ujërat e Hamamit, sauna finlandeze, masazhistët profesionistë, produktet 100% organike nga AMALA dhe spa ekskluzive CLARINS Skin do ta bëjnë këtë një përvojë të mrekullueshme.
“Coin Tirana” është një qendër tregtare kushtuar botës së modës, bukurisë dhe arredimit të shtëpisë. E vendosur në qendër të Tiranës, me mbi 6000 m2, Coin u ofron klientëve të saj një eksperiencë të gjallë dhe tërheqëse jo vetëm në një eksperiencë unike blerjeje, por edhe falë bareve dhe restoranteve, ju mundëson të kaloni momente argëtimi. Zonat e dedikuara për modën dhe bukurinë ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të markave, dizajne të reja dhe luks të përballueshëm. Dekor shtëpie Coin Casa me marka ekskluzive, duke ofruar një stil krejtësisht individual që përfshin një sërë tendencash. Ne besojmë se në COIN personaliteti dhe autenticiteti i njerëzve tanë bëjnë ndryshim.
"GRAND OPTIKA" është një rrjet dyqanesh që përfaqëson markat më luksoze të syzeve të diellit dhe atyre optike si: Cartier, Maybach, Chrome Hearts, Shamballa, Balmain etj.Të gjitha syzet janë punuar me mjeshtëri nga argjendarë japoneze dhe europiane, duke e certifikuar keshtu "Grand Optika" si optikën më elitare në Europë.
“Villeroy&Boch” - Që nga viti 1748, Villeroy & Boch ka qenë sinonim i cilësisë dhe estetikës luksoze, si dhe i ideve dhe teknikave largpamëse për qeramikën. Me një dizajn unik falë bashkëpunimeve me artistë të rëndësishëm si Van Gogh, Paloma Picasso, Van de Velde, Olbrich dhe Behrens
Villeroy&Boch synon t'ju sjellë elegancë të përjetshme, dizajn unik dhe cilësi të jashtëzakonshme përmes enëve të tavolinës prej porcelani, çeliku inox dhe kristali.
Shtrimi i tavolinës dhe dekorimi i saj me aksesorët e duhur përbëjnë "artin e mikpritjes"
“Optika 1”, që prej vitit 2008, ka ndërtuar emrin e saj në tregun shqiptar si zgjidhja e parë për klientët për produkte origjinale dhe kujdes të specializuar mjekësor. Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS ofron në Shqipëri dhe Kosovë përvojën 200-vjeçare në fushën e optikës të kompanisë gjermane Carl Zeiss. Ekipi ynë profesional ju ndihmon të gjeni syzet dhe lentet optike të duhura që ju nevojiten.Një përzgjedhje e larmishme e markave elitare dhe madje markave më të njohura dhe ekonomike të tilla ofrohen nga dyqanet tona. Si një kompani lider në fushën e optikës në Shqipëri, qëllimi i Optika 1 është të ofrojë kujdes premium për shikimin, ekspertizën më të mirë mjekësore dhe përvojën më të këndshme dhe unike në shërbim.
“Delta and Delta Home” prej rreth 30 vitesh ofrojnë produktet më inovative në fushën e arredimit dhe ndërtimit.
Delta, është kompania lider, që mbulon nevojat e tregut në fushën e ndërtimit me një gamë të gjerë produktesh, si: parket, pllaka, pajisje hidrosanitare, aksesorë të ndryshëm etj. gamë të gjerë zgjedhjesh. Gjithmonë duke punuar me markat më prestigjioze ndërkombëtare.
“Top 7 Travel&Rent Cars” është një zgjidhje për të gjitha kërkesat tuaja që lidhen me udhëtimin. Me një përvojë shumëvjeçare në krijimin dhe trajtimin e paketave turistike në Shqipëri dhe në mbarë botën, ne plotësojmë të gjitha kërkesat e klientëve, duke filluar nga rezervimet e hoteleve, biletat e avionit, vizat turistike dhe aranzhimet turistike.Ne ofrojmë pushime të paharrueshme, destinacione ekzotike dhe interesante, brenda buxhetit të përcaktuar nga klientët tanë.
"DODO Kids Store", vendi ku marrin jete endrrat e te vegjelve dhe zgjidhen dilemat e prinderve. Sjell ne shqiperi, ne qender te Tiranes, ne Ring center, ekskluzivisht markat me te mira ne treg si Babybjorn, Leander, Joolz, ICandy, Mima, Lassig, Nuuro, Hape, Doona, etj. Nje dyqan, jo dyqan, por nje hapsire interaktive qe nxit imagjinaten e femijeve dhe e ben eksperiencen ne dyqan me dinamike.
“Sisol”,u krijua si një koncept për të qenë një vend takimi me markat më prestigjioze dhe koleksionet më të fundit të Ballkanit Perëndimor. Misioni ynë është të krijojmë një dyqan elitar, në mënyrë që t'u ofrojmë klientëve tanë shqiptarë produktin dhe shërbimet më të mira. Ne synojmë të krijojmë vendin e përsosur që klientët tanë të takojnë miqtë, të ndajnë përvojat dhe të angazhohen me modën aty ku ata gjejnë stilin e tyre.