×

LOUNGE I KLUBIT EKSKLUZIV

Përpara nisjes, salla jonë elegante dhe unike ju mirëpret në një vend komforti, luksi dhe shërbimesh të personalizuara. Ndërsa pushoni në sallonin tonë të dekoruar në mënyrë elegante, ju mund të zgjidhni midis një përzgjedhjeje pijesh dhe ushqimesh me cilësi të lartë të propozuara me kujdes nga konsulentët tanë të ushqimit dhe pijeve. Gjithashtu, aty do të gjeni një përzgjedhje të revistave/gazetave kombëtare dhe ndërkombëtare.

SALLA E TAKIMEVE VIP

Salla e takimeve VIP ofron një atmosferë diskrete për bashkëpunëtorët tuaj të biznesit kombëtar dhe ndërkombëtar. Salla e mbledhjeve është e disponueshme për ju gjatë gjithë ditës, ose vetëm për disa orë, sipas nevojës tuaj.

Pjesëmarrësit mund të mbërrijnë dhe të nisen me avion pa u larguar nga aeroporti.

Salla e takimeve mund të akomodoje deri në 8 persona dhe ofron efikasitet maksimal në kohë. Është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të informatikës dhe komunikimit.

Një staf i përkushtuar do të jetë pranë jush për t'u siguruar që çdo gjë do të shkojë pa probleme në takimin tuaj.

SALLA E PUROS

Klubi Eksklusiv i Terminalit Privat përfshin një salle purosh ku do të keni mundësi të zgjidhni midis markave më të mira në botë tëPurove Kubane, të kombinuara me mjeshtëri me një shumëllojshmëri konjakesh dhe rum të cilësisë së parë, llojet më të mira të çokollatave dhe aperitivëve.
Nëse udhëtoni për arsye biznesi apo thjesht për argëtim, Klubi Ekskluziv i Terminalit Privat ka krijuar sallën e purove të klasit të parë që pasagjerët e saj të shijojnë kënaqësi të tilla.

ZONA TREGTARE

Në Terminalin tonë Privat dhe Klubin Ekskluziv do të gjeni gjithashtu një zonë të dedikuar për blerjet e minutës së fundit, e disponueshme për ju kur niseni dhe mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Nëse dëshironi të blini një buqetë me lule për të dashurit tuaj, një bizhuteri të veçantë ose një parfum, marka te cilesise se pare whiskey ose konjaku, ky është vend i duhur.

SALLA E PRITJES

Ndihuni si në shtëpi dhe shijoni një filxhan kafe ose çaj në Sallën tonë të Pritjes, ndërkohë që stafi ynë i përkushtuar kujdesen për marrjen e bagazheve tuaja dhe të gjitha procedurat e nevojshme, për të përfunduar udhëtimin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.