×

Një mënyrë ekskluzive për të nisur udhëtimin tuaj

Një portier i përkushtuar dhe nje asistent personal do t'ju takojnë në hyrje të Terminalit Privat dhe Klubit Ekskluziv.

Ata do t'ju ndihmojnë gjatë procesit të kontrollit, plotësisht pa radhë:

  • Check-in i bagazheve
  • Pika ekskluzive e kontrollit të sigurisë
  • Kontrolli eksklusiv i pasaportave

Pas përfundimit të të gjitha formaliteteve, ju do të shoqëroheni drejt Lounge te Klubit Ekskluziv ku ndërkohë qe prisni të niseni, mund të shijoni një shumëllojshmëri pijesh dhe aperitivesh;

Kur fluturimi juaj të jetë gati për nisje, një shofer privat me një makinë luksoze do t'ju shoqerojë nga Terminali Privat drejt avionit.

*Ne rekomandojmë të rezervoni të paktën 48 orë përpara fluturimit tuaj. Për rezervime për më pak se 48 orë ju lutemi telefononi +355 69 703 5554

Një mënyrë ekskluzive për të përfunduar udhëtimin tuaj

Një shofer privat do t'ju shoqerojë në terminalin privat dhe nje asistent personal do t'ju takojë në hyrje;

Agjenti ynë do të ndihmojë me:

  • Kontrollin ekskluziv te pasaportave;
  • Kujdesi ekskluziv per bagazhet;

Ndërsa prisni për bagazhin tuaj, ju mund të pushoni dhe të shijoni një kafe ose çaj në Sallen e Pritjes se Terminalit Privat ose të vizitoni Zonën Tregtare ndërkohe që agjenti ynë do të kujdeset për te gjitha procedurat e nevojshme;

*Ne rekomandojmë të rezervoni të paktën 48 orë përpara fluturimit tuaj. Për rezervime për më pak se 48 orë ju lutemi telefononi +355 69 703 5554

Terminali Privat & Klubi Ekskluziv i TIA ofron shërbime Nisje dhe Mbërritje për Avionet Privat (Charters).

Për më shumë informacion, ju lutemi NA KONTAKTONI.