Të nderuar Anëtarë dhe Partnerë,
Ju njoftojmë se, në kuadër të masave të sigurisë të marra nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Garda e Republikës së Shqipërisë, për zhvillimin e Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë, nuk do të jetë e mundur ofrimi i shërbimeve në Terminalin Privat (CIP) të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në datat 15 dhe 16 Maj 2025.
Në këtë kuadër, jemi udhëzuar që të këshillojmë anëtarët tanë të rishikojnë udhëtimet e planifikuara për datat 15 dhe 16 Maj, për të shmangur çdo pengesë të mundshme që mund të shkaktohet nga kufizimet e sigurisë dhe procedurat e aeroportit gjatë këtyre dy ditëve me aktivitet të shtuar.
Në këto dy ditë, rezervimet do të pranohen vetëm për ANËTARËT tanë, të cilëve do t’u ofrohet asistencë e dedikuar nga terminali kryesor, për të lehtësuar dhe përshpejtuar kalimin e tyre në zonën e largimeve (departure). Shërbimi i mbërritjes (arrival) gjithashtu do të ofrohet për anëtarët, të cilët do të priten nga ekipi ynë me mjet të dedikuar, ndërsa të gjitha procedurat e tjera do të kryhen nëpërmjet terminalit kryesor, bashkë me pjesën tjetër të pasagjerëve.
Detajet specifike të asistencës do të komunikohen individualisht, në bazë të itinerarit të udhëtimit të secilit anëtar që do të udhëtojë në datat 15 dhe 16 maj 2025.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
TIA PRIVATE TERMINAL & EXCLUSIVE CLUB